Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, thotë se lajmet të cilat ajo i konsideron të rreme gjatë fushatës zgjedhore e kanë rrezikuar atë dhe familjen e saj.
Vjosa Osmani thotë se gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare ajo është kërcënuar nga njerëz të panjohur. Sipas saj njerëz të panjohur janë futur në oborrin e saj dhe i kanë frikësuar fëmijët e saj.
“Njerëz të panjohur kanë ardhur në oborrin tim dhe m’i kanë frikësuar fëmijët”, ka thënë Osmani.
Osmani ka thënë në Rubikon të KTV-së se asaj i kanë ardhur kërcënimet për shkak të disa raportimeve se ajo ka punuar në UNMIK ku janë hetuar krimet e luftës, se ka lidhje me rusë dhe se do të jetë dëshmitare në Gjykatën Kushtetuese.