image Vjosa Osmani nis takimet në ditën e dytë të vizitës në Tiranë

Politikë

Vjosa Osmani nis takimet në ditën e dytë të vizitës në Tiranë

news image

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani ka nisur ditën e dytë të vizitës në Tiranë me një takim me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruci, transmeton Gazeta Sinjali.

Takimi është i mbyllur për media ndërsa nuk do të ketë as deklarata pas tij, pasi Osmani do t’i drejtohet deputetëve nga foltorja e Parlamentit të Shqipërisë në mesditë.

Paraprakisht, presidentja në detyrë do të bëjë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Tiranë, ndërsa pasdite është i planifikuar takimi me kryeministrin Edi Rama.

/Gazeta Sinjali/