image Vjosa Osmani në vizitë dy ditore në Bruksel, takon zyrtarët e lartë të BE-së

Kosovë

Vjosa Osmani në vizitë dy ditore në Bruksel, takon zyrtarët e lartë të BE-së

news image

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka nisur vizitën dy ditore në Bruksel, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë të ditur Zyra e Presidentit përmes një komunikate për media, gjersa njoftuan se nesër kryeparlamentarja Osmani do të ketë një takim me Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli.

Po ashtu, në kuadër të takimeve, Osmani, gjithashtu do të takohet edhe me Olivér Várhelyi, Komisionar për zgjerim dhe fqinjësi.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, u.d. Presidentja e Kosovës, do të takohet edhe me deputetët e Parlamentit Evropian që janë në Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian: Rainer Wieland, zv.presidenti i PE-së, Lukas Mandl (EPP), Viola von Cramon- Taubade, raportuese për Kosovën në PE, Ilhan Kyuchyuk, nga Grupi Renew dhe Andrey Kovatchev, nënkryetar i EPP-së. 

“Ndërkaq të martën mbrëma, zonja Osmani do ta ketë një takim me emisarin e BE-së, Miroslav Lajčăk, ndërmjetësues në dialogun Prishtinë-Beograd.

Në ditën e dytë të qëndrimit në Bruksel, u.d. Presidentja Osmani të mërkurën do të takohet me presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve Eliane Tillieux dhe presidenten e Senatit të Belgjikës, Stéphanie D’Hose”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e tyre.

/Gazeta Sinjali/