image Vjosa Osmani në përvjetorin e hyrjes së NATO-s: Mirënjohja që ndjenim atëherë është e njëjtë edhe sot - Sinjali

Vjosa Osmani në përvjetorin e hyrjes së NATO-s: Mirënjohja që ndjenim atëherë është e njëjtë edhe sot

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohje ndaj NATO-s për hyrjen e tyre në Kosovë përgjatë 1999-ës.

Osmani ka shkruar në Twitter se hyrja e tyre shënon lirinë e Kosovës, derisa ka thënë se populli i Kosovës është mirënjohës edhe sot.

“Në këtë ditë, 22 vite më parë, Kosova më në fund përjetoi lirinë kur hynë trupat e NATO’s. Mirënjohja që ndjenim atëherë ndjehet njëjtë për Kosovën edhe sot”, ka deklaruar Osmani.

“Bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca nderuam kontributin e çmuar të miqve dhe aleatëve tanë”, ka deklaruar tutje ajo.

Më 12 qershor 1999 me hyrjen e trupave të NATO’s në territorin e Kosovës, u shënua fundi i luftës së fundit në Kosovë dhe lirimit nga okupatori serb.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: