Kosova ka arritur një barazim të madh 2:2 ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Përkundër se ishte dy herë në disavantazh, Kosova nuk u dorëzua dhe arriti të nxirrte një barazim.
Pas ndeshjes, ishte presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila u shpreh se kishte emocione të mëdha teksa nxori edhe një shembull.
“Emocione të mëdha. Loja e sontme është nga ata shembujt që kur nuk dorëzohesh, suksesi është i pashmangshëm. Sportistët tanë me vite me radhë kanë qenë ambasadorët më të mirë të vendit. Këtë e dëshmuan edhe sonte. Sukseset e tyre po vazhdojnë”, u shpreh Osmani.