Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se partia e saj nuk do të jetë inicuese për shkarkimin e Glauk Konjufcës nga posti i kryeparlamentarit.
Osmani në selinë e LDK-së iu tha gazetarëve se është optimiste në arritjen e një marrëveshje mes Vetëvendosjes, përcjell Gazeta Sinjali.
Gjatë ditës së djeshme LDK ka konsideruar jo zyrtare letrën e Vetëvendosjes, ku kjo e fundit ka refuzuar ta kthejnë kryeparlamentarin deri në zgjedhjen e presidentit nga LDK-ja./ Gazeta Sinjali