image Vjosa Osmani: Joe Biden e di se Serbia kishte kryer krime kundër njerëzimit në territorin e Kosovës

Kosovë

Vjosa Osmani: Joe Biden e di se Serbia kishte kryer krime kundër njerëzimit në territorin e Kosovës

news image

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova pret që raportet me SHBA të përmirësohen me zgjedhjen e Joe Bidenit president, pasi dekada të përkrahjes kyçe amerikane u vunë në dyshim nën administratën Trump, shkruan Gazeta Sinjali

Tutje, Osmani ka thënë se Bideni e di të vërtetën për rastin e Kosovës dhe se Serbia kishte kryer krime lufte e krime kundër njerëzimit në territorin e Kosovës.

“Të gjithë e dinë se presidenti i zgjedhur Biden nuk është mik i zakonshëm i Kosovës. Ai i di vuajtjet tona shumë mirë”, ka thënë Osmani në një intervistë për “Financial Times”.

Osmani po ashtu ka thënë se marrëveshjet e shtatorit, të arritura në Washington, me Serbinë, nuk duhet të nisin të implementohen “pa i parë qëndrimet e administratës së re në ato pika”. /Gazeta Sinjali/