Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i është përgjigjur Partisë Demokratike të Kosovës, pasi që këta të fundit bojkotuan mbledhjen e Kryesisë në shenjë pakënaqësie për zhvendosjen e fotografisë së presidentit, Hashim Thaçi.
Osmani pas mbledhjes së Kryesisë, u deklarua për media, ku tha se nuk është njoftuar formalisht për bojkotin nga PDK-ja.
Ajo u ka bërë thirrje Partisë Demokratike të Kosovës që të shkojnë në mbledhje të Kryesisë për të dhënë kontributin e tyre.
“Kryesia e Kuvendit nuk është njoftuar formalisht nga ana e PDK-së, e konsideroj si të pa nevojshme sepse fotografia e presidentit aktual, në asnjë moment nuk është larguar nga ana e kabinetit, por vetëm është zhvendosur, përderisa është brenda zyrës, vendi është i dukshëm, vetëm ana ka ndryshuar. Thirrja ime është që të vijnë të kontribuojnë që këto çështje t’i qojmë bashkërisht përpara”, tha Osmani./Gazeta Sinjali/