image Vjosa Osmani i bashkohet listës zgjedhore të Vetëvendosjes

Politikë

Vjosa Osmani i bashkohet listës zgjedhore të Vetëvendosjes

news image

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, me iniciativën e saj “Guxo” do të garojë në këto zgjedhje në listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu u bë e ditur në një konferencë të përbashkët të Osmanit dhe kreut të LVV-së, Albin Kurtit.

“Sot kur na ndajnë saktësisht një muaj nga zgjedhjet jemi të gëzuar dhe kemi kënaqësinë se do të garojmë bashkë në një listë, me subjektet tona politike do të na gjeni në të njëjtin vend dhe për të njëjtin qëllim. Kemi bërë marrëveshje për një shtet pa korrupsion”, tha Kurti para gazetarëve.

Ndërsa, Osmani tha se marrëveshja e arritur sot përfaqëson vullnetin e qytetarëve.

Marrëveshja që kemi arritur sot përfaqson vullnetin e qytetarëve tanë, nga Kuvendi i Kosovës si tempull i demokracisë ju njoftojmë për bashkimin tonë, që është bashkim rreth një kauze“, ka thënë Osmani.

/Gazeta Sinjali/