image Vjosa Osmani edhe katër vite asistente në Universitetin e Prishtinës

Kosovë

Arsim/ Vjosa Osmani edhe katër vite asistente në Universitetin e Prishtinës

news image

Vjosa Osmani edhe për katër vitet e ardhshme do të ketë gradën më të ulët akademike. Do të ligjëroj si asistente në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Komisioni vlerësues i përbërë nga Enver Hasani, Remzije Istrefi si dhe Qerim Qerimi  kanë marrë vendim që Osmani të rizgjidhet asistente në katedrën juridiko-ndërkombëtare, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas vendimit të këtij komisioni, kryetari dhe anëtarët  kanë pasur parasysh angazhimin mbi 13 vjeçar të Vjosa Osamanit në Fakultetin Juridik.

Osmani ka përfunduar magjistraturën në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Pittsburg-ut në SHBA në vitin 2005, ndërsa ka përfituar doktoratën në po të njëjtin Universitet në vitin 2015 kurse gradën akademike asistente e ka fituar më 2006.

Ndër sukseset e Vjosa Osmanit si asistente në Fakultetin Juridik ishte përgatitja e studentëve në garën e drejtësisë në nivel bote, Willem C Vis, ku UP-ja në këtë garë u rëndit e 10%-ta e Universiteteve më të mira në botë.

Gazeta Sinjali ka raportuar se në konkursin e fundit, Universiteti i Prishtinës nuk ka hapur vende të lira për avancime në Fakultetin Juridik ku do të avancohej edhe kandidatja e LDK-së për Kryeminstre/ Gazeta Sinjali/