image Vjosa Osmani e vazhdon vizitën në Shqipëri, do të takohet me Edi Ramën

Kosovë

Vjosa Osmani e vazhdon vizitën në Shqipëri, do të takohet me Edi Ramën

news image

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, dje e ka nisur vizitën zyrtare treditore në Shqipëri, gjersa është pritur në takim nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryeparlamentarja Osmani i dorëzoi presidentit Meta një dhuratë simbolike nga gratë kosovare që kanë qenë viktima të dhunës seksuale në luftë.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme Osmani do të vijojë takimet edhe me krerët e tjerë të shtetit shqiptar, me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

Kjo është agjenda e saj:

Të enjten (17 dhjetor), në orën 09:30 Presidentja Osmani do të takohet me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Ndërsa në orën 10:15, Presidentja do të bëjë nderime dhe vendos kurorë lulesh te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Në orën 12:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë fjalim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

/Gazeta Sinjali/