image Vjosa Osmani: Me Vetëvendosjen do të takohemi brenda 2-3 ditëve të ardhshme

Kosovë

Qeveria/ Vjosa Osmani: Me Vetëvendosjen do të takohemi brenda 2-3 ditëve të ardhshme

news image

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se shumë shpejt do të takohen më përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje për të bërë përafrimin përfundimtar për koalicionin bashkëqeverisës.

Në një intervistë, Osmani e la të hapur mundësinë që përkundër afatit të vënë deri ditën e diele të negociohet, ata të takohen edhe më pas me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Këto 2-3 ditë duhet të shfrytëzohen në mënyrë efektive. Gjithçka varet çka do të diskutohet këto 2-3 ditë për të vazhduar më pas”, tha ajo./Gazeta Sinjali/