image Vjosa Osmani bisedon për qeverinë e re me Apostolovën dhe me ambasadoren finlandeze

Kosovë

Vjosa Osmani bisedon për qeverinë e re me Apostolovën dhe me ambasadoren finlandeze

news image

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani sot është takuar me përfaqësuesen e posaçme të BE-së dhe shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, me të cilën ka diskutuar lidhur me situatën aktuale politike në Kosovë, prioritetet e LDK-së dhe diskutimet për përbërjen e qeverisë së re.

Nënkryetarja Osmani foli për vazhdimin e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së, për përpjekjet për përafrimin e programeve të të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës.

Gjatë ditës së sotme, nënkryetarja Osmani është takuar edhe me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Gjatë takimit janë diskutuar për prioritetet kyçe të qeverisjes së ardhshme, në veçanti reformat në institucionet e Kosovës, zhvillimin ekonomik, arsimin dhe çështje tjera të cilat ndikojnë në zhvillimin e Kosovës./Gazeta Sinjali/