image Vjosa ​Osmani pranon letra kredenciale të ambasadores së Maqedonisë së Veriut

Kosovë

Vjosa ​Osmani pranon letra kredenciale të ambasadores së Maqedonisë së Veriut

news image

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka pranuar letrat kredenciale të ambasadores së Maqedonisë së Veriut, Shpresa Jusufi, shkruan Gazeta Sinjali.

Osmani e ka vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.

“Në takim, u.d. Presidentja Osmani, vlerësoi se bashkëpunimi ndërmjet të të dy shteteve, bazohet edhe në afërsinë gjeografike dhe lidhjet njerëzore ndërfqinjësore. Sipas saj, stabiliteti rajonal dhe proceset integruese janë faktor të rëndësishëm për paqen rajonale, por edhe për procesin euro-atlantik”, thuhet në komunikatën për media.

Po ashtu, të dy bashkëbisedueset u pajtuan se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është i shkëlqyeshëm dhe se synohet thellimi i mëtejmë. 

/Gazeta Sinjali/