image Vjen reagimi nga Ministria e Bujqësisë: Faton Peci nuk ka shpenzuar asnjë cent për dreka zyrtare dhe pije

Financa

Vjen reagimi nga Ministria e Bujqësisë: Faton Peci nuk ka shpenzuar asnjë cent për dreka zyrtare dhe pije

news image

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, e drejtuar nga Faton Peci, ka nisur procedurat për blerjen e pijeve për “nevojat” e kësaj ministrie, në vlerë të 80 mijë eurove, raporton Gazeta Sinjali.

Pasi që ky dokument që njoftonte për nisjen e procedurave të prokurimit, u publikua në media, ka ardhur reagimi i parë nga Ministria e Bujqësisë.

Këshilltarja politike e Pecit, Flutur Mustafa, i ka quajtur tendencioze shkrimet e portaleve dhe deklaratat e deputetëve lidhur me shpenzimet për pije në këtë ministri.

Sipas saj, ministri Peci nuk ka shpenzuar as edhe një cent për dreka zyrtare dhe për pije, mirëpo ajo nuk e ka mohuar se një shpenzim i tillë prej 80 mijë eurosh ka filluar procedurat për “nevojat” e ministrisë.

“Duke u nisur nga disa shkrime dhe publikime tendencioze në portale pa reputacion si dhe deklarata të disa deputetëve në lidhje me shpenzimet për pije të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, më lejoni që t’iu njoftoj se shpenzimet e Ministrit Faton Peci për dreka zyrtare dhe pije janë 0.00 euro.”

“Se Ministri Faton Peci nuk është ithtar i shpenzimeve të panevojshme e dëshmon edhe mos-shfrytëzimi i së drejtës për reprezentacion mujor në vlerë prej 500 euro, e drejtë kjo që i takon me ligj”, shkroi ajo në Facebook./Gazeta Sinjali/