image Vjen reagimi i Serbisë pasi Vjosa Osmani përmendi padinë për gjenocid - Sinjali

Vjen reagimi i Serbisë pasi Vjosa Osmani përmendi padinë për gjenocid

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencën për media që pati sot bashkë me homologun slloven, Borut Pahor ka folur për padinë për gjenocid ndaj Serbisë.

Ajo u shpreh se ka dakordim të plotë me kryeministrin, Albin Kurti dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca për këtë çështje.

Në lidhje me këtë deklaratë, ka reaguar Qeveria e Serbisë.

I ashtuquajturi drejtor i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka komentuar deklaratat e liderëve të Kosovës për gjenocid ndaj Serbisë.

Ai tha se Kosova nuk e ka as bazën e as mundësinë zyrtare e ligjore për ta bërë këtë.

Vjosa Osmani ose nuk dëshiron dialog dhe përmend kinse Prishtina janë të gatshëm për bisedime për të shmangur paketet e bashkësisë ndërkombëtare ose është plotësisht e paaftë për të kuptuar konceptin e politikës paqësore. Është plotësisht e qartë që Prishtina nuk e ka as bazën e as mundësinë zyrtare e ligjore për ta paditur Serbinë për gjenocid”, u shpreh ai, duke thënë se kjo është një përpjekje e mjerueshme e Kosovës për të hequr vëmendjen nga proceset gjyqësore në Hagë.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin