image Vjen reagimi i Qeverisë Kurti pas kërkesës së QUINT-it për t’i lejuar serbët e Kosovës të votojnë në referendum

Politikë

Vjen reagimi i Qeverisë Kurti pas kërkesës së QUINT-it për t’i lejuar serbët e Kosovës të votojnë në referendum

news image

Zv/ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, thotë se nuk po i mohohet asnjë qytetari të Serbisë në Kosovë e drejta e votimit në referendum pasi janë dy mundësi votimi përmes postës dhe Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë.

Reagimi i tij erdhi pasi BE-ja dhe QUINT-I i kanë bërë thirrje qeverisë Kurti që t’i lejojë serbët të votojnë në referendumin që do të mbahet në Serbi.

Ahmeti ka thënë se çdo kërkesë tjetër e Serbisë është pretekst në destabilizimin e vendit.

“E drejta e votimit nuk po i mohohet asnjë qytetari të Serbisë në Republikën e Kosovës. Por, kjo e drejtë nuk mund të manifestohet duke shkelur sovranitetin e vendin. Përderisa janë dy mundësi të lehta votimi për këta qytetarë, nëpërmjet postës dhe nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Republikën e Kosovës, çfarëdo kërkese shtesë nga Serbia është vetëm preteks për destabilizim eventual të vendit e rajonit”, ka shkruar Ahmeti.

Sipas Ahmetit kërkesat e paarsyeshme të Serbisë nuk mund të legjitimohen nga praktikat e kaluara.

“Njohja e së drejtës së dikujt, nuk duhet të bëhet në kurriz të së drejtës së tjetrit. Prandaj, këto kërkesa të paarsyeshme të Serbisë nuk mund të legjitimohen nga praktikat e kaluara të cilat kanë shkelur sovranitetin e vendit. Serbia nëpërmjet këtyre kërkesave ka si synim vetëm legjitimin e destabilizimit eventual të veriut të Republikës së Kosovës dhe të rajonit”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/