Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka deklaruar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votën e deputetit Etem Arifi të cilën e ka shpallur të pavlefshme dhe kështu Qeveria Hoti nuk është më legjitime, shkruan Gazeta Sinjali.
Nagavci u shpreh se tani është e qartë se vendi shumë shpejt do të shkojë në zgjedhje të reja dhe qeveria legjitime do të kthehet në pushtet.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e konfirmon atë që e kemi thënë vazhdimisht, se Qeveria Hoti ka qenë e paligjshme. Vendimi ishte goxha i gjatë nuk munda ta lexoj të tërin. Është e qartë se shpejt do të kemi zgjedhje të reja dhe do të kthehet qeveria legjitime në pushtet”, tha Nagavci në T7.