image Kurti: Vendimi për Veselinoviqin legjitimon veprimet e Policisë së Kosovës në veri - Sinjali

Kurti: Vendimi për Veselinoviqin legjitimon veprimet e Policisë së Kosovës në veri

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sanksionimit të bandave kriminale serbe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët vepronin në veri të Kosovës dhe më gjerë.

Shumë i mirëseardhur vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për identifikimin e emrave të përveçshëm” ka thënë Kurti për këtë vendim të Thesarit amerikan.

Ai tha se ky grup është dëshmia më e mira se krimi në veriun e Kosovës është realitet i përditshëm që cenon ligjshmërinë e të drejtat, lirinë dhe të mirat e qytetarëve

Shumë i mirëseardhur vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për identifikimin e emrave të përveçshëm dhe sanksionet ndaj Zvonko Veselinovic dhe grupit të organizuar kriminal që vepron në veri të Kosovës. Përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve në mes Kosovës dhe Serbisë, ky grup është dëshmia më e mira se krimi në veriun e Kosovës është realitet i përditshëm që cenon ligjshmërinë e të drejtat, lirinë dhe të mirat e qytetarëve.”

Lidhjet e bashkëpunimit ndëretnik të grupeve kriminale dhe fushëveprimit të tyre transnacional do t’i luftojmë nëpërmjet bashkëpunimit të zyrtarëve të institucioneve tona pa dallim etnie dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me aleatët e partnerët tanë”.

Qeveria e Republikës së Kosovë ka prioritet luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.”

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin