image Vjen reagimi i kryetarit të Drenasit për ndërrimin e lokacionit të ndërtimit të stadiumit

Kosovë

Reagim/ Vjen reagimi i kryetarit të Drenasit për ndërrimin e lokacionit të ndërtimit të stadiumit

news image

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i është kundërpërgjigjur anëtarit të kryesisë së LDK-së Lumir Abdixhiku i  cili  deklaroi se LDK dhe Vetëvendosje kanë vendosur që stadiumi i kombëtares të ndërtohet në Bërnicë të Prishtinës dhe jo në Drenas.

Ai ka përsëritur qëndrimin e bërë dy muaj më parë, kur kandidatja për kryeministre në zgjedhjet e fundit nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, kishte vënë në dilemë ndërtimin e stadiumit të kombëtares në Zonën Industriale.

“Gjatë fushatës, e kam dhënë një mesazh rreth Stadiumit nacional, për mbesen tonë: Mos e vokë atë ujë. Njëjtë, i them edhe deputetit Abdixhiku: Mos e vokë atë ujë! Shpresoj se ky vend ka mendje të kthjellëta dhe mendojnë mirë kah po e çojnë vendin”, ka deklaruar Lladrovci.

Kreu i komunës së Drenasit i kishte thënë kohë më parë Vjosa Osamnit se  stadiumi nuk është çështje politike, por çështje e studiuar mirë, me fizibilitet dhe projekt të miratuar.

“Mos e politizo sportin. Tërë ato që ju po i mendoni, ne jemi duke i bërë, ne nuk flasim, ne punojmë. Një fjalë popullore thotë: Mos e vokë atë ujë”, kishte thënë Lladrovci./Gazeta Sinjali/