image Vjen reagimi i Dreshajt pasi Haradinaj u bë "kurban" për të

Politikë

Vjen reagimi i Dreshajt pasi Haradinaj u bë “kurban” për të

news image

Mbrëmë, anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, njoftoi se ka hequr dorë nga mandati i deputetit për, siç tha ai, t’i dhënë hapësirë Shemsedin Dreshajt, të bëhet deputet, shkruan Gazeta Sinjali.

Dreshaj ka thënë se Haradinaj iu është gjetur votuesve të AAK-së, gjithmonë kur e kërkon koha.

“Mirënjohje për mikun tim, Daut Haradinaj dhe gadishmërinë e tij që Aleancës dhe votuesve të saj të ju gjindet gjithmonë kur e kërkon koha, si në Parlament e edhe nga afër”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë, u jam mirënjohës për mesazhet e pafundme të urimeve. Mirënjohje për mikun tim, Daut Haradinaj dhe gadishmërinë e tij që Aleancës dhe votuesve të saj të ju gjindet gjithmonë kur e kërkon koha, si në Parlament e edhe nga afër.

Nderi i posaçëm që të jem pjesë e Grupit Parlamentar të AAK-së, është obligim për mua që gjithë përvojen dhe dijen time t’a kthej në shërbim për qytetarët.

Mirënjohës për besimin e dhënë.
Na priftë e mbara!
Sh D

/GazetaSinjali/