image Dreshaj i AAK-së: Nuk kam info që Haradinaj ka heq dorë nga mandati i deputetit për mua

Politikë

Dreshaj i AAK-së: Nuk kam info që Haradinaj ka heq dorë nga mandati i deputetit për mua

news image

Sonte, anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, njoftoi se ka hequr dorë nga mandati i deputetit për, siç tha ai, t’i dhënë hapësirë Shemsedin Dreshajt, të bëhet deputet, shkruan Gazeta Sinjali.

Por, për këtë “sakrificë” të Haradinaj, po del se nuk ka informacion Dreshaj.

Shemsedin Dreshaj në një prononcim për Gazetën Sinjali ka thënë se nuk ka asnjë informatë zyrtare për një gjë të tillë.

“Nuk kam ende asnjë informatë zyrtare nga ana e strukturave të partisë”, tha ai.

Dreshaj tha se deri tani nuk ka komunikuar as personalisht me Haradinajn, andaj edhe refuzoi të komentojë veprimin e këtij të fundit./Gazeta Sinjali/