image Deklaratat e Kurtit për zhdukjen e opozitës, Haradinaj: Ai është duke humbur

Politikë

Deklaratat e Kurtit për zhdukjen e opozitës, Haradinaj: Ai është duke humbur

news image

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, e ka komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti ku tha se nëse mbahen zgjedhjet “zhduket opozita”, deklaratë të cilën e quajti “metaforë simpatike”.

Daut Haradinaj deklaroi se opozita është e thirrur të kërkojë zgjedhje dhe shkarkimin e kryeministrit.

“Këto janë metafora të tij, shumë simpatike. Opozita është duke e luajtur rolin e vet, secili objekt opozitar e ka për detyre me mbajt përgjegjës pushtetin edhe kryeministrin me theks të veçantë sepse roli i kryeministrit pothuajse është i gjithanshëm në jetën tonë. Mendoj se opozita ka performu jashtëzakonisht mirë nuk ka pas incident, përveç në Kuvendin e Kosovës. Mendoj që opozita është e thirrur me kërku zgjedhje, me kërku shkarkimin e kryeministrit, dhe ne si Aleancë e kemi nisur mocionin me bindje të mirë”, deklaroi në Pressing ai.

Sipas tij kryeministri Kurti është duke e humbur mazhorancën në Kuvend.

“I bëj thirrje deputetëve që mi dhënë përkrahje mocionit, por do të jeni dëshmitarë që z.Kurti është duke e humbur mazhorancën në parlament”, tha ai.

“E sheh a i kalon ndonjë marrëveshje ndërkombëtare, sepse sjelljet e qeverisë e kanë detyru opozitën mi bojkotu votimet”, u shpreh ai.

/GazetaSinjali/