image Haradinaj sërish me akuza për Kurtin: Besoj që po bindeni tash që Albini po i ndërrojka fjalët

Politikë

Haradinaj sërish me akuza për Kurtin: Besoj që po bindeni tash që Albini po i ndërrojka fjalët

news image

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili pas takimit me Miroslav Lajçak, ka thënë se do ta pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan GazetaSinjali.

Ai beson se njerëzit tani po binden se kryeministri po i ndërron fjalët, pas pranimit të planit franko-gjerman.

Postimi i tij:

“Po besoj që po bindeni tash, që Albini po i ndërrojka fjalët! Tash po i thotë PO planit franko-gjerman. Tik tak tik tak po i han fjalët”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

/GazetaSinjali/