Çmimet e ushqimeve në të gjithë botën mund të rriten nga 8 deri në 20% për shkak të konfliktit në Ukrainë, tha FAO, agjencia e ushqimit në OKB.
Në një vlerësim paraprak mbi pushtimin e Ukrainës, FAO thotë se nuk është ende e qartë nëse ky vend do të jetë në gjendje që të korrë të mbjellat këtë vit, ndërsa edhe eksportet ushqimore të Rusisë janë të pasigurta.
Në raport thuhet se rreth 20-30% e drithërave si misri dhe farat e lulediellit në Ukrainë, nuk do të mbillen, ose do të mbesin të pakorrura.
Rusia është eksportuesi më i madh i grurit në botë, ndërsa Ukraina është në vend të pestë. Së bashku, ato sigurojnë 19% të sasisë së elbit në botë, 14% të grurit dhe 4% të misrit, thuhet në raport.
Në raport thuhet gjithashtu se konflikti mund të sjellë edhe një rritje me 12 milionë të numri të personave të kequshqyer në botë për periudhën 2022-2023.