Dardan Sejdiu është deklaruar për rezultatin e zgjedhjeve ku partia e tij nuk ka fituar zgjedhjet.
Ai ka uruar fituesin e zgjedhjeve cilado parti që të jetë. Ka falënderuar qytetarët për dalje masive në zgjedhje.
Postimi i tij i plotë:
Ju faleminderit për daljen masive për të votuar. Kjo dalje kaq e madhe jep verdiktin më të saktë në demokraci.
Uroj subjektin që fiton këtë garë, cilido që është ai.
Rezultati i koalicionit tonë si dhe rezultatet e kandidatëve individual do t’i presim deri në çertifikim nga KQZ-ja.
Prej asaj që kemi parë deri tash, ky proces zgjedhor ka qenë shembull për çdo demokraci, lajm tepër i mirë për Kosovën.