image Vjen goditja përfundimtare e Departamentit Amerikan të Shtetit për Veselin dhe PDK-në

Politikë

Demantim/ Vjen goditja përfundimtare e Departamentit Amerikan të Shtetit për Veselin dhe PDK-në

news image

Matthew Whitaker, i cili erdhi në Kosovë për një tubim elektoral të PDK-së, e që kjo parti e quajti si “njeri të Presidentit amerikan Donald Trump”, nuk është kompetent të flasë në emër të Qeverisë së SHBA-së, raporton Gazeta Sinjali.

Një zëdhënëse e Departamentit Amerikan të Shtetit ka thënë për Vice News se Whitaker nuk e përfaqëson qeverinë amerikane.

“Zoti Whitaker është qytetar privat. Ai nuk flet në emër të qeverisë së SHBA-së”, ka thënë zëdhënësja Morgan Ortagus për Vice News.

Gazeta Sinjali ka raportuar se Byroja Federale e Hetimeve (FBI) po kryen një hetim nën dyshimet për veprimtari kriminale ndaj Whitaker.

Whitaker para se të udhëhiqte Departamentin amerikan të Drejtësisë ishte anëtar bordi i një kompanie e cila në vitin 2018 po hetohej për kryerjen e veprimtarive kriminale ndaj veteranëve ushtarakë amerikanë.

PDK është demantuar edhe nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, ata kanë thënë se nuk e mbështesin asnjë parti politike në zgjedhjet e 6 tetorit.

/Gazeta Sinjali/