image Vjehrri han dajak prej nuses së djalit

Kosovë

Siguri/ Vjehrri han dajak prej nuses së djalit

news image

Një rast i dhunës familjare ka ndodhur në Mitrovicën e Veriut dje rreth mesditës.

Sipas Policisë, një qytetar ka raportuar se bashkëshortja e tij, shtetase e Serbisë, e ka sulmuar fizikisht babanë e tij – vjehrrin e saj.

Policia thotë se viktima ka pësuar lëndime trupore për çka ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur në rr. “Kollashini”, në Mitrovicën e Veriut./Gazeta Sinjali/