Në mesin e personave që humbën jetën si pasojë e infektimit me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit janë edhe dy anëtar të familjes Kastrati në Malishevë, shkruan Gazeta Sinjali.
Bëhet fjalë për një burrë dhe rejën e tij, nga fshati Turjakë i komunës së Malishevës, që vdiqën si pasojë e infektimit me koronavirus.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat lokale në Malishevë.
Kujtojmë se gjatë 24 orëve janë shënuar 28 viktima nga COVID-19. /GazetaSinjali/