Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po qëndron me pushime në bregdetin shqiptar, shkruan Gazeta Sinjali.
Ajo në Shqipëri ndodhet së bashku me familjen dhe të dashurin e saj, Anwar Hadid.
Së fundmi ai në rrjetin social në Instagram ka postuar disa foto në një jaht luksoz.
Në këto foto s’kishte si të mungonte komenti i vjehrrës së saj Yolanda Hadid.
“Ju dua” ka shkruar ajo duke iu referuar Duas dhe Anwar.
Ndryshe “Demeano” është kënga që Dua ka lansuar ditë më parë.