image Vjedhjet s'kanë të ndalur, thyhen 3 vila në Rugovë të Pejës

Siguri

Vjedhjet s’kanë të ndalur, thyhen 3 vila në Rugovë të Pejës

news image

Gjatë ditës së djeshme, një person ka raportuar se vilat e tij, të cilat gjenden në fshatin Koshutan të Rugovës kanë qenë cak i hajnave, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, i cili tha se:

Më datë 2.12.2020, rreth orës 13:30, policia ka pranuar një informacion se në fshatin Koshutan, në Rugovë, ankuesit iu kanë thyer 3 vila. Policia ka shku në vend të ngjarjes, njësitë relevante e kanë siguruar dhe këqyrë vendin e ngjarjes.”

Ai po ashtu tha për Gazetën Sinjali se deri më tani nuk ka persona të arrestuar dhe që policia është duke punuar në këtë drejtim për të zbuluar kryerësit e kësaj vepre penale.

Burime të afërta me viktimën bëjnë të ditur se në brendinë e vilave të tij janë vjedhur 1 pistoletë, për të cilën viktima kishte leje, 1 DVR kamera, 1 TV dhe 1 rrobalarëse, të cilat sipas viktimës kapnin vlerën 1200 euro.

/Gazeta Sinjali/