image Vjedhje të rënda në "ETC" e në "Viva Fresh Store" në Gjakovë, arrestohen dy të dyshuar - Sinjali

Vjedhje të rënda në “ETC” e në “Viva Fresh Store” në Gjakovë, arrestohen dy të dyshuar

news image

Qendrat tregtare “ETC” dhe “Viva Fresh Store” kanë qenë cak i vjedhjeve të rënda dje, raporton Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës njofton se ka arritur që të identifikojë dhe arrestojë dy persona të dyshuar për këto vjedhje.

Të arrestuarit janë A.V., i lindur në vitin 1998 dhe D.B., i lindur në vitin 1978.

Në cilësinë e provave, Policia ka konfiskuar 34 pako (24×34) me pije energjike “Red Bull”, të cilat u janë kthyer pronarëve.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin