Qendrat tregtare “ETC” dhe “Viva Fresh Store” kanë qenë cak i vjedhjeve të rënda dje, raporton Gazeta Sinjali.
Policia e Kosovës njofton se ka arritur që të identifikojë dhe arrestojë dy persona të dyshuar për këto vjedhje.
Të arrestuarit janë A.V., i lindur në vitin 1998 dhe D.B., i lindur në vitin 1978.
Në cilësinë e provave, Policia ka konfiskuar 34 pako (24×34) me pije energjike “Red Bull”, të cilat u janë kthyer pronarëve.
Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/