Rastet kur hajnat po hynë nëpër markete me revole, gjatë kohës kur këto markete janë duke punuar dhe njerëzit po shërbehen janë duke u shpeshtuar çdo ditë e më shumë në Kosovë.
Cak i tyre kësaj radhe ka qenë një market në rrugën “Mark Dizdari” në Prishtinë , ku një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka thënë se e ka parë një person të panjohur me armë në dorë të drejtuar nga punëtorja e këtij marketi duke i kërkuar asaj pazarin e ditës.
Ky sinjalizues ka thënë se hajni ka arritur që me kërcënim t`i marrë paratë dhe është larguar.
Menjëherë është lajmëruar edhe polica./Gazeta Sinjali/