image Vjedhje e rëndë te antena e IPKO-s në Mitrovicë, hajnat 'avullojnë' tetë bateri industriale të Policisë

Siguri

Vjedhje e rëndë te antena e IPKO-s në Mitrovicë, hajnat ‘avullojnë’ tetë bateri industriale të Policisë

news image

Një vjedhje e rëndë është denoncuar në Policinë rajonale në Mitrovicë nga një punëtor i kompanisë IPKO, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se punëtori i kësaj kompanie ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë hyrë me forcë te antena e kësaj kompanie në Majdan të Melenicës ku kanë vjedhur bateri e kabllo.

Ankuesi ka deklaruar se dera e rrethojës është hapur me forcë, ashtu që hajnat kanë depërtuar dhe kanë vjedhur tetë bateri industriale (pronë e Policisë së Kosovës) dhe disa metra kabllo të IPKO-s.

Pas denoncimit të rastit, njësitë policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit është iniciuar rasti si “vjedhje e rëndë”.

/GazetaSinjali/