image Vjedhje e rëndë në pikën e IPKO-s në Kamenicë

Siguri

Vjedhje e rëndë në pikën e IPKO-s në Kamenicë

news image

Një pikë e operatorit telefonik “IPKO” në Kamenicë ka qenë cak i hajnave orët e para të së hënës, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Gjilan bëjnë të ditur se katër persona kanë hyrë me forcë në lokalin e IPKO-s, pas orës 03:00.

Të dyshuarit kanë marrë arkën dhe disa telefona mobilë dhe janë larguar me veturë nga vendi i ngjarjes.

Se ka pasur një vjedhje në një lokal në Kamenicë policia ka njoftuar edhe në raportin 24-orësh.

Ankuesi mashkull kosovar raporton se katër persona kanë hyrë në një lokal nga ku kanë marrë arkën edhe e kanë futur në një veturë, po ashtu dyshohet se personat kanë marrë edhe disa telefona mobilë”, thuhet në raportin e policisë.

Gazeta Sinjali ka dërguar pyetje edhe në adresë të kompanisë “IPKO”, për të kuptuar se sa ka qenë shuma e të hollave në arkë dhe vlera e telefonave që dyshohet se janë vjedhur, por deri në momentin e publikim të këtij artikulli, nuk ka pranuar përgjigje./Gazeta Sinjali/