Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë një 19-vjeçar me inicialet G.G., i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë”, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se 19-vjeçari dyshohet se këtë vepër e ka kryer në xhaminë e fshatit Shipashnicë e Ulët në Kamenicë.
Ai u arrestua mbrëmë rreth orës 23:00 pasi që oficerët e kishin identifikuar në bazë të dyshimeve dhe fotografisë së vendit të ngjarjes.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Gjilan bëjnë të ditur se 19-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj tij është proceduar kallëzim penal./Gazeta Sinjali/