Një shtëpi në Mitrovicë të Veriut ka qenë “targeti” i radhës i hajnave, në të cilën ata kanë kryer një vjedhje të rëndë, raporton Gazeta Sinjali.
Ata dyshohet se kanë hyrë me forcë në shtëpinë e një banori, ku kanë vjedhur gjësende, vlera e të cilave është rreth 600 euro.
Pronari i shtëpisë ka deklaruar në polici se hajnat ia kanë vjedhur një telefon mobil me vlerë rreth 350 euro, një orë dore me vlerë rreth 100 euro dhe stoli të argjendit me vlerë rreth 150 euro.
Policia njofton se ka filluar hetimet për zbardhjen e këtij rasti./Gazeta Sinjali/