image Vjedhje e rëndë në një shtëpi e Zubin Potokut

Siguri

Vjedhje e rëndë në një shtëpi e Zubin Potokut

news image

Numri i vjedhjeve dhe grabitjeve ka shënuar rritje dhe hajnat më nuk po kursejnë as objektet e banimit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kësisoj, cak i tyre këtë herë ishte një objekt ndihmës i shtëpisë së një qytetari në Zubin Potok, i cili dyshohet se rasti ka ndodhur mes 9 dhe 10 marsit.

Pronari i shtëpisë e ka raportuar rastin në polici dhe para hetuesve policorë, sipas raportit 24-orësh të policisë, ka thënë se hajnat i kanë vjedhur disa katalizatorë dhe filtera.

Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar./Gazeta Sinjali/