image Vjedhje e rëndë në një shkollë të Obiliqit, policia arreston tre të mitur

Siguri

Vjedhje e rëndë në një shkollë të Obiliqit, policia arreston tre të mitur

news image

Në shkollën “Ibrahim Rugova” në Obiliq ka ndodhur një vjedhje e rëndë sot rreth orës 15:30, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i ka thënë Gazetës Sinjali se hajnat kanë arritur të vjedhin nga aty pajisje elektronike, muzikore, si dhe gjësende të ndryshme shkollore.

Borovci bëri të ditur se lidhur me këtë rast policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët i takojnë moshës së mitur.

“Mbledhja e informacioneve në rrugë operative nga ana e policisë, si dhe një hetim i shpejtë preliminar ka rezultuar me identifikimin e të dyshuarve të mundshëm, si dhe arrestimin e tyre.

Pas identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarve policia ka lokalizuar edhe vendfshehjen e gjërave të vjedhura të cilat janë gjetur nga ana e policisë për t’u kthyer më pas në shkollën e sipërcekur. Tre të dyshuarit të mitur në moshë, janë proceduar më tej në përputhje me rekomandimet e prokurorit të shtetit”, tha ai./Gazeta Sinjali/