Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në një lokal në rrugën “Enver Hadri”, në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali ka siguruar deklaratën e pronarit të lokalit, i cili u ka thënë hetuesve policorë që mbrëmë rreth orës 00:10, disa persona, të cilët nuk i njeh, kanë hapur me forcë derën e lokalit të tij, ku kanë vjedhur pije alkoolike.
Sipas tij, vlera e mallit të vjedhur është rreth 60 euro.
Si i dyshuar për këtë rast, Sinjali mëson se është arrestuar një shtetas libanez, i cili kur u has nga policia ishte në gjendje të dehur.
Po ashtu, në çantën e tij, policia ka gjetur disa pije alkoolike, të cilat dyshohet se janë vjedhur në këtë lokal.
I dyshuari është dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman dhe me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/