image Vjedhje e rëndë në një depo në rrugën Prishtinë-Shkup, vidhen mjete pune e makina elektrike të shtrenjta

Kosovë

Policia/ Vjedhje e rëndë në një depo në rrugën Prishtinë-Shkup, vidhen mjete pune e makina elektrike të shtrenjta

news image

Dje herët në mëngjes është kryer një vjedhje e rëndë në një depo në rrugën Prishtinë – Shkup.

Siç njofton Policia, në depo janë vjedhur mjete pune dhe makina elektrike, vlera e të cilëve sipas peonarëve vlerësohet e lartë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Prishtinë – Shkup 07.05.2020 – 05:48. Dy viktimat meshkuj kosovar kanë raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar  në depon e tyre  dhe kishin vjedhë mjete pune disa prej tyre edhe makina elektrike vlera e të cilave sipas viktimave vlerësohet e lart”, njofton Policia.

Në vendin e ngjarjes dje kanë dalë njësitë policore dhe tani janë duke e hetuar rastin. /Gazeta Sinjali/