image Vjedhje e rëndë në Gjakovë, hajnat marrin pjesë të aparateve salduese

Siguri

Vjedhje e rëndë në Gjakovë, hajnat marrin pjesë të aparateve salduese

news image

Grabitjet e vjedhjet në biznese të ndryshme në Kosovë po ndodhin shumë shpesh, duke shkaktuar humbje dhe pasiguri. Shpesh herë të dyshuarit arrijnë që të arratisen nga duart e drejtësisë, duke tentuar që të shpëtojnë nga dënimet, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ndodhi edhe mëngjesin e sotëm në fshatin Brekoc të Gjakovës, ku në një kompani të ndërtimeve me konstruksion metali, persona të panjohur kanë vjedhur disa pjesë të aparateve salduese.

Sinjali mëson se pronari i kompanisë ka denocnuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se janë vjedhur pjesët e brendshme motorike të aparateve, duke i shkaktuar kështu dëme rreth 9 mijë euro.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, mirëpo nuk është arritur ende që të identifikohen personat e dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

/GazetaSinjali/