image Vjedhje e armatosur në pompën e derivateve "ExFis" në Gjilan

Siguri

Vjedhje e armatosur në pompën e derivateve “ExFis” në Gjilan

news image

Pompa e derivateve “ExFis” në fshatin Bresalc të Gjilanit ka qenë pre e hajnave mbrëmë, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Gjilan kanë bërë të ditur se dy persona të dyshuar kanë hyrë në këtë pikë të derivateve rreth orës 21:30 dhe nën kërcënimin e armës kanë arritur të grabisin pazarin e ditës.

Këto burime kanë bërë të ditur se shuma që të dyshuarit arritën ta grabisin ishte rreth 400 euro.

Pas kryerjes së grabitjes, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur dhe policia nuk e di ende vendndodhjen e tyre./Gazeta Sinjali/