image Vjedhja e veturës në stacionin policor në Mitrovicë, suspendohet një polic

Siguri

Vjedhja e veturës në stacionin policor në Mitrovicë, suspendohet një polic

news image

Një veturë e sekuestruar e cila gjendej brenda oborrit të stacionit policor në Mitrovicën e Veriut është vjedhur.

Për këtë rast, tani edhe është suspenduar një zyrtar policor.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se IPK është njoftuar për këtë rast nga Policia e Kosovës dhe lidhur me të njëjtin rast është suspenduar një zyrtar policor përderisa pritet që të ndërmerren veprime hetimore për të sqaruar rrethanat në koordinim të plotë me prokurorinë kompetente“.

Vetura e cila u vodh në stacionin policor ishte “Audi A4”.

/GazetaSinjali/