image Vjedhja e rëndë në shtëpinë e policit Izet Demaj, flet prokuroria

Kosovë

Siguri/ Vjedhja e rëndë në shtëpinë e policit Izet Demaj, flet prokuroria

news image

Para disa ditësh persona të panjohur dyshohet se kanë plaçikur në shtëpinë e policit të ndjerë Izet Demaj. Rasti po cilësohet si vjedhje e rëndë përderisa të dyshuarit ndodhen në arrati, ka konfirmuar policia për Gazetën Sinjali.

Lidhur me këtë rast Gazeta Sinjali ka kontaktuar me zëdhënësin e Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçin.

Nikçi tha se prokuroria ka autorizuar policinë që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast, duke mos dhënë detaje të tjera.

“Prokuroria Themelore e  Pejës ka autorizuar Policinë e Kosovës që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për arrestimin e kryesve të kësaj vepre penale”, tha Nikçi për Gazetën Sinjali.

Rasti është duke u hetuar nga njësiti i hetimeve.

Akoma nuk dihet se çka është vjedhur në këtë shtëpi, policia ka thënë se informacione më të detajuara do të jepen pasi të kapen të dyshuarit.

Izet Demaj nga Vrella e Istogut, u vra në detyrë në dhjetorin e vitit të kaluar nga hajni Kamer Metaj, gjatë kohës sa po plaçkitej një bankë në Istog. Demaj kishte tentuar ta parandalonte vjedhjen. /Gazeta Sinjali/