Pronari i kompanisë “LDA Group”, Kadri Shala, i cili është njëri nga të dyshuarit për “avullimin” e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, sot është dorëzuar në polici dhe tani është duke u intervistuar, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu kanë bërë të ditur për Gazetën Sinjali nga Policia e Kosovës.
“Lidhur me rastin e poshtëshënuar, sot në Polici të Kosovës është vetedorëzuar një mashkull kosovar i cili tani është në proces të intervistimit. Policia e Kosovës të gjitha veprimet e mëtejme lidhur me rastin dhe personin në fjalë, do ti ndërmerr në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetentë”, thuhet në përgjigjen e policisë.
Kadri Shala u kërkua nga autoritetet kosovare, për pranimin e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.
Menjëherë pas pranimit të këtyre mjeteve, pronarët e kompanisë “LDA Group”, Kadri Shala së bashku me Valon Shalën kanë udhëtuar për në Turqi, teksa më datë 23 tetor 2020 ishte në Shqipëri. Pronarët e kësaj kompanie, Valon Shala dhe Kadri Shala dyshohet se pranuan në mënyrë të jashtëligjshme 2.1 milionë euro nga Thesari i Shtetit. /Gazeta Sinjali/