Një person ka vjedhur disa topa të futbollit në një garazhë në Prishtinë dhe më pas i shiste ato.
Pronari ka lajmëruar Policinë e Kosovës për vjedhjen që i është bërë, ku gjatë ditës së djeshme policia ka gjetur të dyshuarin dhe e ka shoqëruar në stacion.
Topat e vjedhur janë sekuestruar dhe me vendim të prokurorit, topat i kthehet pronarëve.
Ndërkaq, i dyshuari më pas është liruar në procedurë të rregullt./ Gazeta Sinjali/