image Viva Fresh në Gjilan gjobitet me 400 euro, çmimi i sheqerit tek arka ishte ndryshe nga reklama

Siguri

Viva Fresh në Gjilan gjobitet me 400 euro, çmimi i sheqerit tek arka ishte ndryshe nga reklama

news image

Supermarketi “Viva Fresh” në Gjilan është gjobitur me 400 euro, për shkak të mospërputhjes së çmimit të sheqerit.

Drejtoria e Inspekcionit në këtë Komunë, ka njoftuar se gjoba vjen pas ankesës së një qytetari në lidhje me mospërputhjen e çmimit të reklamuar dhe atij që ka paguar në arkë.

“Duke reaguar sipas ankesës së një qytetari në lidhje me mospërputhjen e çmimit të reklamuar dhe atij që ka paguar në arkë, inspektorët komunalë kanë gjobitur me 400 euro një marketin Viva Fresh. Çmimi i reklamuar i sheqerit në paketim 5 kilogramësh ka qenë 4.09 euro, ndërsa në arkë konsumatori ka paguar 4.19 euro. “, thuhet në njoftimin e Komunës.

Ndryshe, rritje të çmimeve ka edhe në produktet dhe shërbimet tjera në tregun e Kosovës si vaj, miell, derivate të naftës, bileta autobusi dhe taksi.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të enjten është deklaruar lidhur me rrijten enorme që ka pësuar çmimi i vajit, duke thënë se çmimet janë të paarsyeshme dhe inspektorët do të marrin masa.

Për shkak të dyshimeve të mashtrimit me çmimin e vajit dhe produkteve tjera, pasoi edhe aksioni i Ministrisë së Industrisë, Ndermarrësisë dhe Tregtisë, konkretisht Inspektorati i Tregut, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës pikërisht në dy depo të Viva Fresh-it.

Depoja kryesore e Viva Fresh tani është mbyllur për afat të pacaktuar, pasi aty u gjetën rreth 100 mijë litra vaj të fshehura.

/GazetaSinjali/