image Vitin e kaluar mbi 50 mijë punëtorë kanë humbur vendin e punës në Kosovë

Sociale

Vitin e kaluar mbi 50 mijë punëtorë kanë humbur vendin e punës në Kosovë

news image

Përfaqësues të Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat, thonë se më shumë se 50 mijë punëtorë kanë humbur vendin e punës në vitin 2021, derisa nga Qeveria e Kosovës po kërkojnë që paga minimale të jetë së paku 400 euro.

Kryetari i SPSPK-së, Jusuf Azemi ka thënë se të dhënat e ATK-së nuk janë të njëjta me të dhënat e tyre, sa i përket numrit të punëtorëve që kanë humbur punën gjatë vitit 2021.

Të dhënat tona nuk përkojnë me të dhënat e ATK-së dhe të dhënat e tjera, pasi që ne i konsiderojmë punëtorë edhe ata të cilët nuk kanë pasur kontrata pune. Në vitin 2021, kemi diku rreth, duke përfshirë edhe pandeminë, ka arrit shifrën mbi 50 mijë me kontrata pune dhe pa kontrata” tha ai, raporton KP.

/GazetaSinjali/